Aferdita Demaku është këngëtare shumë e njohur. Afërdita Demaku kendon kengen e mirefillte shqipe me shume zemer. Nga tere krijimtaria e saj, ajo lirisht mund te konsiderohet kengetare e muzikes folklorike, e muzikes patriotike, muzikes popullore, dhe muzikes popullore moderne. Lindi ne Abri te Eperme te Drenices. Ne skene eshte paraqitur qe prej viteve te '90,si femije i talentuar dhe eshte shperblyer me vendin e pare, kudo mori pjese neper Festivale kenge te filloristeve, por edhe si antare e SHKA "Xhemal Abria", qe po e drejtonte vellau i saj.\nNje dite, si nxenese e klases se peste i ishte lutur vellaut ta merrte ne ushtrimet e SHKA-se "Xhemail Abria"dhe kishte vendosur te provoje te kendoje nje kenge.Kur ajo nisi kengen, te gjithe antaret mbeten gojehapur dhe qe nga ajo dite, Aferdita u be solistja numer nje e kesaj shoqerie. Talentin e saj per kendim e ka zbuluar mesuesi dhe vellau i saj, gje e cila e ben qe te merr pjese ne shume shoqeri kulturore artistike ne Abri, Drenas dhe Prizren. Albumi i saj i pare eshte edituar ne vitin 1995 i titulluar "Larg atdheut", autor i te cilit eshte Fadil Demaku, ndersa deri tani ka edituar dhjetera sish. Ajo ka pasur shume bashkpunime me kengetare te ndryshem,por si me te dalluar kane qene kengetaret: Bujar Qamili, Mahmut Ferati, Remzije Osmani, Vellezerit Krasniqi, Aziz Murati e shume te tjere.